Vidhen 6.6 km përcjellës elektrik bakri, Fieri pa ujë
18/02/2011 Shoqërohen disa të dyshuar asnjë i ndaluar. Ngjarja në orët e mbrëmjes, po binte shi
FIER- Është vjedhur një sasi e madhe përcjellës elektrik prej bakri natën e mbrëmshme në linjën që furnizon me energji elektrike puset e ujit në vendburimin Kafaraj, komuna Frakull rrethi Fier. Keqbërësit kanë shfrytëzuar kushtet atmosferike, shiun që ka rënë gjatë natës për të kryer këtë vepër penale.
Vjedhja
Sasia e kabullit të vjedhur duke pasur parasysh se linja ka qenë me tre përcjellës, tela paralel, shkon në rreth 6.6 km. Punonjësit e nënstacionit të pompave të ujit që furnizon më shumë se 200 mijë banorë të qytetit Fier dhe periferive të tij, kanë diktuar vjedhjen në orët e para të mëngjesit. Njëri prej puseve furnizues me ujë ka ndalur punën, ndërsa është dëmtuar linja elektrike që çon energji edhe në disa puse të tjerë. Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Fier, Ervin Muskaj, pohoi se kjo është hera e parë që goditet nga keqbërësit linja elektrike e ujësjellësit Fier, ndërsa shton se po pret nga policia zbulimin e autorëve. “Keqbërësit kanë vjedhur gjatë natës së mbrëmshme duke shfrytëzuar terrenin e lagësht dhe të errët dhe na kanë dëmtuar ujësjellësin. Kemi lajmëruar policinë dhe ajo ka ardhur këtu në vendngjarje dhe kemi bërë denoncim. Është hera e parë që vidhet ky kabull, por dëmi është i konsiderueshëm”, ka thënë Ervin Muskaj. Në vendngjarje kanë mbërritur grupi i ekspertëve ligjore dhe forca të Policisë së Rendit komisariati Fier. Këta të fundit kanë këqyrur vendin e ngjarjes, dhe kanë grumbulluar edhe të dhënat e para gjurmë të lëna nga keqbërës. Policia nga ana e saj nuk ka dhënë ende njoftim për këtë ngjarje. Ndërsa ka shoqëruar dhjetëra persona në mjediset e komisariatit. Kjo nuk është vjedhja e parë që ndodh në linjat e përcjelljes së energjisë prej bakri në rrethin Fier. Para disa ditësh janë vjedhur në fshatin Bocovë, komuna Levan rreth 4 km kabull i tillë, ndërsa para disa muajsh ishte sh.a. Ujësjellës Patos që u dëmtua me rreth 1.5 km përcjellës të vjedhur në zonën e Cakranit.
Mjekët: Mos i mjekoni vetë fëmijët
Viroza stinore, katërfishohen
rastet në pediatrinë e Durrësit
DURRES- Rastet e virozave dhe gripit tek fëmijët e moshave 0 deri në 14 vjeç janë shtuar ndjeshëm në qytetin e Durrësit, por situata deri tani është përballuar me sukses. Mjekët e repartit të pediatrisë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar bëjnë apel që prindërit të jenë të kujdesshëm dhe të mos alarmohen në rastet e temperaturës. Shefi i pediatrisë në spitalin rajonal të Durrësit, Dhimitraq Gjergo, ka sugjeruar që antipiretikët te fëmijët të përdoren vetëm kur temperatura kalon 38.5 deri në 39, pasi kjo lloj temperature shërben edhe për mbrojtjen dhe forcimin e organizimit. Ai ka shtuar se vetëm temperatura 40.6 gradë është e rrezikshme për fëmijët dhe duhet ulur me çdo kusht. Nga ana tjetër Gjergo ka thënë se duhet bërë kujdes nga prindërit për të marrë paracetamolin e saktë, pasi ka disa lloj paracetamoli të tillë, i cili është i efektshëm, ndërsa të tjerët jo. Vizitat në urgjencën e pediatrisë në ditë normale janë 40-50 në ditë. Nga analizat që kanë dërguar për rastet e shfaqura në Durrës nuk ka pasur deri tani shfaqje të virusit të gripit të derrit AH1N1. Ditët e fundit në urgjencën e pediatrisë numri i fëmijëve që kanë ardhur me probleme që lidhen me virozat dhe gripin ka qenë 80-90 raste, ndërsa në mesjavë ky numër ka qenë më i lartë. Fëmijët shfaqin probleme jo vetëm me temperaturën mbi vizën e kuqe, por edhe shenja të tjera si: dhembje barku, të prera, kollë të fortë e të thatë, dhembje të grykës, vështirësi në frymëmarrje deri në diarre e hemorragji nga goja. Gjithnjë sipas mjekëve, të cilët mbështeten në të dhënat statistikore prej disa ditësh numri i vizitave në këtë repart që kanë kërkuar edhe ndërhyrje urgjente të pediatrit janë rritur me tre e katër herë. Shefi repartit Dhimitraq Gjergo thotë se situata është problematike, por jo alarmante për mjekët. Bluzat e bardha kanë pohuar se mosvlerësimi nga prindërit i ndryshimit të gjendjes shëndetësore të fëmijëve rrit rrezikun deri edhe kërcënon jetën e fëmijëve. Mjekët në këtë repart kanë shtuar numrin e bluzave të bardha në sallën e pranimit të urgjencave, si dhe kanë vendosur të gjithë repartin në gatishmëri. Gjergo pohon se furnizimi me të gjitha medikamentet është i plotë, ndërsa mjekët, personeli i mesëm dhe mjetet e transportit janë të gjithë në gjendje gatishmërie për të përballuar rritjen e numrit të të prekurve nga gripi. Shefi repartit ka thënë gjithashtu se viroza nuk kalon pa trajtimin e duhur dhe të kualifikuar mjekësor. Sipas tij ka shumë raste që fëmijët paraqiten në urgjencë me bronshit e pneumoni dhe që kjo është pasojë e lënies pas dore të vizitës në kohë të fëmijës tek mjeku. Xh. Gradica
Rëndë një i ri 21-vjeçar
Vdes 24-vjeçarja, ra
nga motoçikleta
DURRES- Ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit një vajzë 24 vjeçe, e cila ishte duke udhëtuar në motoçikletë. B. Zeneli e lindur dhe banuese në Durrës e ka pasur të pamundur të kapërcejë traumat e forta në kokë pas përplasjes në asfalt. Ajo ka qenë së bashku me të riun Z. Mamaqi duke udhëtuar në të njëjtin mjet në drejtimin Ura e Dajlanit-Durrës. Motoçikleta tip Yamaha pa targa po udhëtonte për në hyrje të Durrësit teksa 21-vjeçari ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar. Për shkak edhe të kthesës motori ka shkuar disa metër në rrëshqitje në mënyrë të pakontrolluar dhe më pas është ndalur në anë të rrugës, duke hedhur mënjanë të riun që drejtonte mjetin, si dhe vajzën pasagjere. Të dy të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Durrësit, ndërsa disa orë pas ngjarjes vajza ka humbur jetën. Mjekët kanë thënë se B. Zeneli ka mbërritur pa asnjë shenjë jete duke qartësuar se kafka ishte dëmtuar dhe se goditja kishte prekur trurit. Rreth orës 20.30 vajza ka vdekur, kurse i riu 21-vjeçar Z. Mamaqi vijon të jetë në gjendje kritike. Edhe drejtuesi i motorit ka marrë thuajse të njëjtat goditje, ndërsa mungesa e masës mbrojtëse për kokën ka qenë fatale për të dy të rinjtë. Nga hetimet paraprake thuhet se motoçikleta është rrëzuar nga humbja e ekuilibrit gjatë drejtimit. Ndonëse nuk ka një konfirmim të plotë e përfundimtar për shkak se i riu është në gjendje koma, mësohet se motori ka bërë përpjekje ti shmanget një mjeti, i cili ka tentuar ta parakalojë, ndërsa ekspertët në vendngjarje kanë thënë se mjeti nuk ka qenë shpejt. Vetëm gjatë muajit janar janë shënuar 20 aksidente rrugore, me 5 viktima, 4 të plagosur rëndë dhe 22 të plagosur lehtë. Në kuadër të respektimit të Kodit Rrugor policia ka ndëshkuar për kundërvajtje vetëm në një muaj dhjetëra drejtues të mjeteve. Gjatë janarit janë vendosur 5562 masa administrative me vlerë 4.304.600 lekë, janë pezulluar 112 leje drejtimi dhe janë ndaluar 76 mjete. Gjithnjë sipas informacioneve zyrtare të policisë së qarkut të Durrësit në mesin e të ndëshkuarve për shkelje të Kodit Rrugor janë edhe 91 drejtues motoçikleta ngase nuk kanë përdorur në ecje kaskë mbrojtëse. Xh. G
Kryesisht për motive të dobëta dhe pronësi
Ndërhyrja në kohë e policisë,
zgjidhen 254 konflikte
DURRES- Dhjetëra konflikte për motive pronësie apo edhe për motive të klasifikuara si të dobëta janë zgjidhur në një hark kohor të shkurtër. Burime policore që i referohen statistikave që kanë sektorë e seksionet përkatëse bëjnë të ditur se janë shënuar 254 konflikte, të cilat kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Në shifrën e mësipërme motivet e pronësisë së tokës, banesës apo edhe të tjera dosje të këtij lloji janë regjistruar të zgjidhura në 67 raste, kurse 184 raste të tjera kanë të bëjnë me konflikte banale. Të njëjta burime thonë se çështjet që kanë të bëjnë me probleme të sherreve, grindjeve, ngacmimeve, fyerjeve të ndryshme janë ndjekur me kujdes për të ndikuar në qetësimin dhe më pas në zgjidhjen e konfliktit. Fare pak prej tyre kanë mbetur pezull në pritje të një ndërhyrje tjetër mes palëve. Policia ka thënë se prej disa muajsh nuk ka asnjë rast të konflikteve që shkaktohen nga tendenca e personave për hakmarrje. Sipas informacioneve zyrtare, deri më tani nuk ka asnjë rast të shënuar të këtij lloji dhe kjo ka lehtësuar së tepërmi punën e policisë duke i sjellë jo pak rendiment punës së saj. Xh. Gradica
Dy të tjerë në gjendje të lirë
Zbulohen 5 raste vjedhje,
2 shtetas në pranga
DURRES- Brenda një kohe të shkurtër strukturat e luftës kundër krimit ndaj pronës kanë zbuluar disa raste të vjedhjeve, duke vënë para drejtësisë autorët e këtyre veprave penale. B. Idrizi 30 vjeç dhe I. Hamedani 41 vjeç janë vënë në kushte arresti, pasi ata dyshohet se kanë vjedhur në mënyrë individuale, lokale shërbimi. Idrizi dyshohet të jetë autori vjedhjes së një lokali në Shkozet, ngjarje e ndodhur më 27 janar 2011, kurse Hamedani duhet të përgjigjet për dy vjedhje të ndodhura më 13 janar 2011 në lagjen numër 1 të qytetit. Policia ka mundur të zbulojë e të vërë nën akuzë edhe minorenët R. S e E. S të moshës 11 e 12 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur në një agjenci në lagjen numër 1 shumën në 25 mijë lekë, si dhe një telefon celularë në një farmaci. Minorenët e lindur dhe banues në Tiranë janë të dy të paarsimuar dhe ata dyshohet se kanë bërë vjedhjet të shtyrë nga të rritur, të cilët po mbahen nën vëzhgim. Xh. G.
Për prodhim të lëndëve narkotike
Ndalohet, i dënuar në
mungesë me 6 muaj burg
BERAT- Është ndaluar nga policia ditën e djeshme, por dënimin për prodhim të lëndëve narkotike për 65-vjeçarin SH. Ç. gjykata e rrethit Berat e ka dhënë në datë 25. 02. 2009. Ka qenë një vendim i dhënë nga gjykata e rrethit të Beratit, e cila ka dënuar në mungesë me gjashtë muaj heqje lirie për shtetasin Sh. Ç, 65 vjeç. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut bëjnë me dije se është bërë i mundur ndalimi i 65-vjeçarit, banues në fshatin Rrërës komuna Kutalli i rrethit të Beratit është bërë pas një vendimi nga gjykata. Mësohet se ndalimi i këtij shtetasi është bërë nga vendim nr. 46 të datës 25.02.2009, nga ana e gjykatës së këtij rrethi, se ai është dënuar në mungesë me gjashtë muaj e njëzet ditë burg, për konsumimin e elementëve të veprës penale "prodhim dhe shitje të lëndës narkotike". Ndërsa, mësohet se ky ka qenë një vendim i dhënë para tre vjetësh, por 65-vjeçari nuk është paraqitur, ndalimi i të cilit është bërë i mundur vetëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 nga organi blu. S. Gorrica