Prrenjas digjen 8 shtepi. Banoret ne panik
Katër banesa janë shkrumbuar plotësisht dhe katër pjesërisht në ish- Parkun e Mallrave në qytetin e Prrenjasit, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në 35 banorët e tyre. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta ndërsa për ta shuar atë mbërritën dy zjarrfikse të Librazhdit dhe një nga Elbasani të cilat vunë nën kontroll flakët pas rreth dy orësh pune.
Situata krijoi mjaft panik pasi fare pranë shtëpive të djegura ndodhej një pikë karburanti. Policia e mbërritur në vendngjarje ka marrë dëshmitë e banorëve për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.
Situata krijoi mjaft panik pasi fare pranë shtëpive të djegura ndodhej një pikë karburanti. Policia e mbërritur në vendngjarje ka marrë dëshmitë e banorëve për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.