Bashkohet Mundja/ Sporti shqiptar i mundjes sdo te jete me i percare
Besohet se mesi i korrikut do t’i japë fund jetesës me dy koka. Mundja shqiptare ka pasur një takim pajtues të Lozanë të Zvicrës, ky dy federatat ishin së bashku me presidentin e Federatës Europiane të Mundjes, Rafael Martineti.
Lajmi që doli nga kjo pikëpjekje ishte se deri më 15 korrik do të zhvillohen zgjedhjet e reja në mundjen shqiptare për të përcaktuar përfundimisht organet e vetme drejtuese të këtij sporti dhe për t’i dhënë fund përçarjes.
Në tryezën e një takimi që zgjati mbi dy orë ishin edhe Martin Biba, presidenti i Federatës së Mundjes që doli nga zgjedhjet e vitit të kaluar dhe që njihet nga shteti shqiptar, por edhe Viron Bezhani, president i Federatës së Mundjes që njihej deri tani nga Federata Europiane dhe nga autoritetet olimpike shqiptare dhe ndërkombëtare.
Ndërsa pritej të ndodhte takimi në fjalë, Federata e zotit Biba dërgoi një ekip prej 6 mundësish në kampionatin europian për të rinj që u zhvillua në Zrenjanin të Serbisë, por 3 sportistët e stilit të lirë nuk u lejuan të merrnin pjesë.
U desh një takim i Bibës me Martinetin që të lejohej pjesëmarrja e 3 mundësve në stilin greko-roman. Eledi Tafa garoi në peshën deri 60 kg, Julian Gjelaj deri në 66 kg dhe Amarildo Margjeka deri në 74 kg. Të tre u eleminuan në turin e parë, ndonëse Gjelaj garoi mirë ndaj spanjllit Diaz, veçse me më shumë rëndësi për shqiptarët është që mundja po rikthehet në aktivitetet ndërkombëtare dhe që shpejt do të vijë edhe pajtimi i madh.