E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basile: Argjentina synon triumfin në Botëror

Trajneri i Argjentinës, Alfio Basile, ka deklaruar se është krenar për respektin dhe admirimin e skuadrës, por tashmë prioriteti i tij është triumfi në Kupën e Botës. "Objektivi i Argjentinës është të fitojë Kupën e Botës, kjo është e gjitha", tha ai në një intervistë për "Radio Nacional". "Kjo përfaqësuese gëzon prestigj, skuadra admirohet në të gjithë botën dhe kjo na bën të ndjehemi shumë krenarë. Megjithatë, ne duam të fitojmë Botërorin". Në të kaluarën, argjentinasit janë kritikuar shpesh për lojën e tyre të ashpër dhe individuale, por gjatë dekadës së fundit ata janë vlerësuar për futbollin sulmues. Tashmë, shumë specialistë preferojnë lojën e tyre dhe jo futbollin fizik të Brazilit. Pavarësisht kësaj, në vitet e fundit, Argjentina nuk ka arritur rezultatet e dëshiruara: ata nuk kanë fituar një eveniment madhor që prej vitit 1993, Kupa e Amerikës në Ekuador dhe nuk kanë shkuar më shumë se çerekfinalet e Kupës së Botës që prej vitit 1990. Gjatë kësaj periudhe, brazilianët kanë fituar dy herë Botërorin dhe katër herë Kupën e Amerikës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›