E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo dhe Zambrota vlejnë 50 milionë euro

Takimi ndërmjet administratorit të Milanit, Adriano Galini, dhe drejtuesve të Barcelonës nuk ka sjellë asnjë të re. Në fakt, klubi katalan nuk ndërmend të tolerojë në bisedimet për Ronaldinjon dhe Zambrotën, që janë dy objektivat e merkatos së kuqezinjve. Sipas së përditshmes spanjolle "Marca", milanistët pretendojnë të paguajnë 7 milionë euro për mbrojtësin italian dhe vetëm 15 milionë euro për yllin brazilian. Ndërkohë, kërkesa e Barçës është shumë më e lartë: ata pretendojnë 40 milionë euro për Ronaldinjon dhe 10 Zambrotën. Pas këtyre bisedimeve, duket se pjesa më e madhe e drejtuesve kuqezi kanë humbur interesin për fantazistin dhe kjo ka bërë që vëllai, e njëkohësisht menaxheri i lojtarit, Roberto de Asis, të takojë në Tajlandë Taksin Shinauatran për të negociuar transferimin e mundshëm te Mançester Siti. Shinauatra, nga ana e tij, mund të mbështetet te raportet e mira me Geri Kuk, presidenti i ri ekzekutiv i kompanisë së veshjeve sportive "Nike", i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera me shumë kampionë të botës së futbollit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›