E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana vendoset nën urdhrat e Ari Han

Më në fund, trajneri Ari Han mund ta zhvillojë grumbullimin e kombëtares me të gjithë futbollistët që kishte kërkuar të kishte në dispozicion. Dje, skuadrës kuqezi i është bashkuar edhe mesfushori i Olimpik Marsejës, Lorik Cana. Zv/kapiteni i përfaqësueses u vendos nën urdhrat e trajnerit holandez me katër ditë vonesë, për shkak të një turneu (ku ishte i detyruar të shkonte) me klubin e tij. Në këtë mënyrë, në tri ditët e mbetura përpara miqësores së luksit me Poloninë, Han mund të punojë me lojtarët kryesorë, në pritje të testit që do të zhvillohet të martën, ora 20:30 në Reutlingen. Pas miqësores "çlodhëse" me zviceranët e Shafhauzenit, trajneri i përfaqësueses shqiptare do të ketë shansin të testojë forcën e vërtetë të skuadrës. Prej kësaj ndeshjeje do të ndërtohen bazat e kuqezinjve, përpara fillimit të eliminatoreve për Botërorin 2010.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›