E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali luan per Ronaldon

Janë shumë gjëra për të cilat luftohet në një kampionat futbolli. Edhe Reali i Madridit ka nja dy llogari të hapura, ndërsa La Liga do të luajë sot takimet e javës së 37-të dhe të parafundit. Skuadra e Murinjos e ka siguruar titullin, të 32-in në histori dhe të parin pas 4 sezonesh, veçse një titull e dëshiron edhe Kristiano Ronaldo.

Portugezi lufton me Lionel Mesin për Këpucën e Artë të Primerës, ndërsa aktualisht është 2 gola prapa yllit të Barcelonës. Kristiano ka shënuar 44 gola, ndërsa Mesi 46, duke qenë të dy golshënuesit më të mirë të një sezoni të vetëm të kampionatit spanjoll.
Po ashtu, Reali synon të arrijë kuotën e 100 pikëve në një kampionat gjë që do të ishte një rekord. Deri tani, më shumë pikë ka arritur Barcelona, 99 pikë dy sezone më parë. Për këtë, ekipit të Murinjos i duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura, këtë të sotmen në fushën e Granadës dhe të javës së fundit në “Bernabeu” ndaj Majorkës.

Barcelona do të luajë derbin ndaj Espanjolit, ndërsa një duel i fortë është për të mos rënë nga kategoria. Gijon është i 19-ti, Saragoza e 18-ta, Vajekano në vend të 17-të dhe Vijarreal në vendin e 16-të. Jo e sigurt është edhe Granada. Saragoza pret Santanderin, Gijon luan ndaj Betisit, Vajekano shkon në Sevilje dhe Vijarreal në Valencia. Të gjitha ndeshjet luhen sot në orën 21:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›