Superliga luhet sot java e 25-te

Skënderbeu dhe Teuta besohet se gjithçka do ta lenë për javën e fundit, por më parë do të zbresin në fushë për të luajtur javën e parafundit të Superligës. Të shtatë ndeshjet do të luhen sot në orën 17:00 dhe korçarët e durrsakët do të jenë në shtëpi.
Skënderbeu pret Apoloninë, që lufton për mbijetesë, ndërsa Teuta është përballë Pogradecit, që ndodhet po në ato pozita si fierakët. Diferenca në krye është vetëm një pikë dhe askush nuk dëshiron të gabojë.
Tirana e vendit të tretë shkon në Krujë ku luan ndaj Laçit që quhet vendas dhe që ka pasur rezultate shumë të mira në atë fushë asnjanëse. Kurbinasit nuk kanë asnjë motiv për të luajtur përveç respektimit të futbollit.
Flamurtari, nga ana e tij, nuk e ka siguruar ende plotësisht vendin e 4-ët që i siguron Ligën e Europës, madje rrezikon disi në fushën e Shkumbinit në Peqin, ndërsa Kastrioti gjithashtu do ta ketë të vështirë në Kamzë.
Nga 14 ekipe në Superligë, plot 8 nuk e kanë të sigurt qëndrimin në elitë, pasi mund të përfshihen në plej aut. Sipas rregullores, dy ekipet e fundit bien direkt për në Kategorinë e Parë, ndërsa 3 të tjerë do të jenë pikërisht në plej aut.
Duke nisur që nga Vllaznia e vendit të 7-të, që ka 31 pikë, të gjitha skuadrat duhet të luajnë për pikë këtë javë që të mos rrezikojnë në fund.