E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarate kushton 20 milionë euro

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 22:00

Lazio mund të shesë sulmuesin Mauro Zarate, ka njoftuar menaxheri i tij, Beppe Bozzo.

Mirëpo, ai ka bërë të ditur se klubi romak e vlerëson yllin argjentinas në 20 milionë euro.

Trajneri Edy Reja ka dhënë indikacione se mund të mos e ketë në dispozicion Zaraten për komplet sezonin dhe Bozzo ka konfirmuar këtë mundësi.

“Çmimi i Zarates është 20 milionë euro dhe ai nuk do të shitet për më pak se kaq”, tha Bozzo për RMC Sport. “Deri më tani askush nuk ka ofruar aq. Kjo është arsyeja pse ai ende është në Lazio” përfundoi Bozzo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›