Debatik Curri, nga Vorskla te Kombëtarja
Debatik Curri po bën të gjitha përpjekjet për t’u rikuperuar në kohën e duhur nga dëmtimi. “Sot fillova me vrapime të lehta, por deri te ndeshja me Metalurg Donjeckut ka ende dhe tri ditë kohë deri të dielën”, - tha per Albania-sport.com kosovari i Vorksla Poltavës në kampionatin ukrainas, i cili shijoi nga tribuna fitoren 4-1 të ekipit të tij në Kupën e Ukrainës, teksa Dalllku luajti 90 minuta e Januzi (45 minutat e dytë).
Dy ekipet ndajnë vendet 2 -4, por Metalurgu (26 pikë) ka gjashtë pikë më shumë Vorskla e shqiptarëve pas 13 javëve kampionat (Kribvasi i Bylos e Bulkut ka 14 pikë).
“Ne vijmë pas barazimit në transfertë 0-0 ndaj Arsenalit (ekip ukrainas) dhe skuadra beson shumë te suksesi kundër Metalurgut. Është një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme njëkohësisht, për këtë arsye edhe gjyqtari do të jetë ndërkombëtar i FIFA-s, do të vijë nga Norvegjia”, - shton Debi, i cili gjatë këtij sezoni ka shënuar 4 gola.
Debatiku flet edhe për mikun e tij: “Armendi (Dallku) është në superformë. Është bërë i egër, nuk i del dot kush para. Edhe Jonuzi ka bërë paraqitje të mira për aq sa ka luajtur”.
Shqipëria do të luajë një miqësore me Azerbajxhanin, më 19 nëntor në Baku, një ekip me të cilën kombëtarja jonë ka luajtur më parë tre takime, të tria të fituara (e fundit në vitin 2005).
Debi: “Nuk kam luajtur asnjë ndeshje kundër tyre, por mendoj se nuk është ekip më i mirë nga ne. Mendoj se i kemi mundësitë për ta fituar atë takim”.
Curri kujton edhe barazimin e historik me Portugalinë, i pesti barazim i madh një ndeshje zyrtare në transfertë, duke përfshirë atë me Poloninë (2-2, 1984), Norvegjinë (2-2, 1998), Ukrainën (2-2, 2005) e Bullgarinë (0-0, 2007).
“Edhe tani, pas 15 ditësh, kur e kujtoj ndeshjen me Portugalinë, e përjetoj me të njëjtin emocion sikur të isha në fushë. Bëmë një ndeshje të madhe të gjithë. Jemi realisht me moral të lartë, - thotë 24-vjeçari (mbush 25, më 28 dhjetor).
Dy ndeshjet e ardhshme zyrtare nisin në muajin shkurt e mars, me dy kundërshtarë direkt Maltën e Hungarinë. Debi thotë: “Malta? Nuk ka arritur asnjë fitore, por në shtëpi janë të rrezikshëm.
“Hungaria? Kemi hak për të marrë, unë personalisht Pësuam dy gola që nuk i harroj lehtë. Do të ishim pa asnjë humbje në katër ndeshjet e para”, - përfundon qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, autor i një goli të paharrueshëm kundër Holandës.
E Merkure, 29 Tetor 2008