E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lici pezullohet dy ndeshje, Besa 50 000 leke gjobe

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ndëshkoi Besën e Kavajës me 50 mijë lekë gjobë, ndërkohë që që futbollisti veteran i Vllaznisë, Suad Lici (i ndëshkuar me karton të kuq në Besa-Vllaznia) u pezullua dy ndeshje e 30 mijë lekë gjobë.

Vendimet

1. KF Besa për ndeshjen me ekipin e Vllaznisë ku në mjediset sportive ku ndodhen incidente nga publiku të klasifikuara të lehta gjobitet me 50 mijë lekë.

2. Futbollistët, Suad Lici (KF Vllaznia), Rubin Baci (KF Turbina) dhe Arsen Beqiri (KF Ada), për ofendim të publikut, secili nga lojtarët pezullohen dy ndeshje nga aktiviteti dhe gjobiten me nga 30 mijë lekë secili.

3. Futbollisti, Elson Bahiti i KF Sopotit për protesta të dhunshme dhe ofendime të kundërshtarëve pezullohet pesë ndeshje dhe gjobitet me 30 mijë lekë.

4. Ekipi “U-19” i KF Shkumbinit, për braktisje e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0 dhe i hiqet tri pikë nga klasifikimi si dhe trajneri i ekipit gjobitet me 30 mijë lekë.

5. Lojtarët Elis Boci (U-19 KF Vllaznia) dhe Eglajd Dedei për gjeste fyese e provokime ndaj njëri-tjetrit pezullohen dy ndeshje dhe gjobiten me nga 5 mijë lekë (të reja) secili.

E Merkure, 29 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›