Shqipëria, rezultati pozitivme danezët vlen për vazon 4
Edhe Shqipëria ka objektivat e saj në sfi dën e sotme për-ballë Danimarkës. Të besuarit e Morten Olsen erdhën në vendin tonë me synimin për të marrë tri pikët dhe të sigurojnë kuali-fi kimin në Kupën e Botës 2010, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Ata janë të bindur se do të kenë mjaft vështirësi, edhe pse përfaqësuesja kuqezi nuk ka më asgjë për të humbur, e luan pa synime në takimet e mbetura në Grupin 1 eliminator. Deri dje, të njëjtën gjë e besonin edhe lojtarët shqiptarë, që nëpërmjet deklarat-ave të tyre shpreheshin se mund ta shfrytëzojnë mungesën e pre-sionit për t‘u bërë një surprizë danezëve. Gjithçka ka ndryshuar gjatë mbledhjes që skuadra dhe stafi teknik zhvilluan të martën paradite në ambientet e hotel "Dyrrah" me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Drejtuesi më i lartë i futbollit shqiptar, i ka bërë të qartë ekipit se duhet të luajnë për rezultat pozitiv në "Qe-mal Stafa". Kjo pasi paraqitjet e skuadrës në fushë refl ektohen në renditjen e FIFA-s dhe të UEFA-s, të cilat merren për bazë në ndar-jen e vazove gjatë shorteve për aktivitetet madhore. Aktualisht, Shqipëria është e 38-ta në klasifi -kimin europian dhe mbyll vazon me numër 4, menjëherë pas Uellsit dhe Maqedonisë, të cilat janë rivalet më të afërta. Ndërsa skuadrat e tjera në këtë vazo janë: Austria, Letonia, Lituania, Bjel-lorusia, Sllovenia dhe Belgjika. Të besuarit e Kuzhe duhet të jenë gjithashtu të vëmendshëm e të ruhen edhe nga Qipro dhe Estonia, dy skuadrat që renditen më lart në vazon 5 dhe synojnë një vend në vazon 4. "Presidenti Duka është takuar me të gjithë pjesëtarët e Kombëtares, për t‘i shpjeguar rëndësinë e ndeshjes së nesërme (sotme) kundër Dani-markës. Ai e vendosi theksin në faktin se një rezultat pozitiv do ta ngrinte Shqipërinë në renditjen botërore dhe atë kontinentale, duke rritur shanset për të qën-druar në vazon 4 në shortin për eliminatoret e Europianit 2012. Kjo do të bënte që Kombëtarja të kishte në grup dy skuadra më të dobëta", pohuan burime pranë përfaqësueses. Të gjithë lojtarëve iu shpërndanë nga dy fl eta "A4", për ta kuptuar më qartë objektivin për këtë ndeshje. Në njërën prej tyre paraqitej klasifi -kimi i vendit tonë në renditjen europiane: Shqipëria ndodhet e 38-ta me koeficient 18‘559, pas Uellsit (vendi 36, koefi cient 21‘620) e Maqedonisë (vendi 37, koeficient 20‘626) dhe për-para Qipros (vendi 39, koefi cient 18‘464) që na rrezikon më shumë dhe Estonisë (vendi 40, koefi cient 17‘892). Në fl etën tjetër ilustrohej shpërndarja e vazove për shortin, nga "kokat e serive", deri tek eki-pet më të dobëta për Euro 2012