E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvin Beqiri mbrojtës i majtë,Agolli spostohet në mesfushë

Prej atij që dukej si balotazhi i mesfushorëve të majtë, ku Lika, Hyka e Vila ishin në garë për një fanellë titullari, i fi tuar ka dalë Elvin Beqiri. Trajneri Josip Kuzhe ka përzgjedhur formacionin që do të hedhë në fushë, në sfi dën e sotme përballë Danimarkës, duke preferuar të zëvendësojë "kokë për kokë" me një mbrojtës të mirëfi lltë të dëmtuarin Kristi Vangjeli. Fillimisht mendohej se në krahun e majtë të repartit difensiv do të aktivizohej Agolli, por gjatë pasdites së të hënës, drejtuesi i stolit kuqezi vendosi që majtoshi i Krivbasit të mos lëvizte nga roli i mesfushorit. Kroati 56-vjeçar i ka besuar eks-periencës dhe dinakërisë së Beqirit, i vetëdijshëm se për të mos humbur përballë skuadrës së Morten Olsen, më parë duhet të "blindojë" mbrojtjen. Në portë, ashtu si pritej, Samir Ujkani do të zbresë në fushë nga minuta e parë, pas paraqitjeve të mira në miqësoret me Gjeorgjinë dhe Qipron. Ky është shansi më i mirë për "gardianin" 21-vjeçar që të justifi kojë besimin e dhënë nga stafi teknik. Dallku do të aktivi-zohet në rolin e tij të zakonshëm si mbrojtës i djathtë, ndërsa Lorik Cana do të sakrifi kohet sërish në qendër, përkrah Debatik Currit.Ndryshimet më të dukshme vihen re në mesin e fushës, me Klodian Duron në një rol të ri "alla Pirlo". Edhe pse lojtari i Apollon Limasolit është mjaft rezultativ në fazën sulmuese, Kuzhe beson se ai do të jetë një organizator perfekt. 31-vjeçari do të drejtojë të gjitha manovrat e skuadrës kuqezi, por do të marrë edhe mjaft detyra mbrojtëse. Duro do të jetë i përfshirë në dyluftimet direkte me kapitenin e danezëve Jon Dahl Tomason, i cili luan pas shpinës së sulmuesit kryesor, Niklas Bendtner. Elbasanasi ka detyrën ta qarkullojë sa më shpe-jtë topin, ndërkohë që do të jetë i "kufi zuar" në aksionet sulmuese. Pak më i avancuar se Duro do të luajë Ervin Bulku, i cili do të ketë më shumë mundësi për t‘iu afru-ar portës kundërshtare. Këta janë gjashtë lojtarët që do të mbajnë peshën kryesore të mbrojtjes, edhe pse në analizën e fundit me skuadrën Kuzhe është shprehur qartë: të mos mbyllemi në zo-nën tonë. "Duhet të mbrohemi me kujdes, por të evitojmë që të tërhiqemi shumë mbrapa, duke u lënë terren kundërshtarëve që të afrohen te zona", ishin direktivat që trajneri u dha lojtarëve. Detyra difensive do të kenë edhe kapit-eni Ervin Skela dhe Agolli, të cilët duhet të mbyllin hapësirat, por edhe të ndërtojnë kundërsulme të shpejta nga krahët. Hamdi Sa-lihi do të jetë në rolin e sulmuesit të dytë: paraqitja e shkëlqyer me Qipron, e ka bindur trajnerin se shkodrani është partneri ideal i Erjon Bogdanit në sulm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›