E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitzel: “Jemi të aftë të mundim Shqipërin딓Nga njëra anë unë jam i lumtur, por nga ana tjetër është e vështirë për mua të zgjedh lojtarët. I vetmi emër i sigurt në fushë është trajneri”, - tha me të qeshur Fitzel.

Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, theksoi gjatë një konference shtypi për mediat malteze, se skuadra që ai drejton i ka të gjitha mundësitë për të marrë rezultat pozitiv me Shqipërinë në “Ta’Qali”.

Në  konferencën e tij të mbajtur në hotel “Exelsior”, në Floriana, Fitzel iu përgjigj interesimit të medias së etur për të ditur detaje nga përgatitja e skuadrës në prag të ndeshjes me Shqipërinë, pyetje që kishin edhe një ton stresues për trajnerin sllovak të maltezëve.

“Lojtarët tanë janë një gjendje të mirë fizike dhe në një formë të mirë mendore për ndeshjen”, - citohet Fitzel nga sajti zyrtar i Federatës Malteze të Futbollit.

Gjithsesi, trajneri Dushan Fitzel nuk e zbuloi formacionin anti-Shqipëri, edhe pse ai u pyet shumë herë nga media vendase.

Gazetarët malteze kishin vlerësuar paraqitjen e Konëtares së tyre, sidomos në pjesën e parë të ndeshjes kundër Ferencvaroshit, duke treguar një karakter të mirë futbollistik, por trajneri Fitzel deklaroi se kjo e bënte shumë të vështirë detyrën e tij për të zgjedhur formacionin shartues në ndeshjen kundër Shqipërisë.

“Nga njëra anë unë jam i lumtur, por nga ana tjetër është e vështirë për mua të zgjedh lojtarët. I vetmi emër i sigurt në fushë është trajneri”, - tha me të qeshur Fitzel.

I pyetur në mënyrë të vazhdueshme rreth gjendjes fizike të lojtarit më të mirë Majkëll Mifsud, nivelit të performancës së tij si atë mendore ashtu dhe futbollistike, trajneri theksoi se ai kishte folur me Majëkëllin.

“Ai dëshiron të luajë, ai dëshiron të tregojë veten, ai dëshiron të shënojë”, - deklaroi Fitzel. Trajneri i Maltës foli më pas dhe për listën e përzgjedhur të 18-lojtarëve, ku mungon një nga lojtarët më të famshëm ishullorë, Jamie Pace, që sipas Fitzelit ishte lojtari më i mirë maltez në eliminatoret e Euro 2008.

Malta
Portierë:
Justin Haber (Shefild, Angli), Andreë Hogg (Valeta).

Mbrojtës:
Andrei Agius (Igea, Itali), Ian Azzopardi (Sliema), Shaun Bajada (Birkirkara), Luke Dimech (Valeta), Alex Muscat (Sliema), Drian Said (Marsaxlok).

Mesfushorë:
Gilbert Agius (Valeta), Roderick Briffa (Valeta), Andre Cohen (Hibernians), Ryan Fenech (Hamrun), Kevin Sammut (Marsaxlok), Andre Schembri (KarlZeiss, Gjermani).

Sulmues:
Michael Mifsud (Barnslei, Angli), Jean-Pierre Mifsud (Birkirkara), Terence Scerri (Hibernians)

E Marte, 10 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›