E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen datat e vjeshtes per ngelesit e matures

Ministria e Arsimit ka  vendosur datat 9, 13 dhe 17 shtator për rreth 6000 maturantë që rezultojnë mbetës në provimet e maturës shtetërore. Në këto data të rinjtë mund të japin provimet e letërsisë, matematikës si dhe ato me zgjedhje të cilat nuk arritën t’i kalonin në fazën e parë.

Sipas autoriteteve të arsimit ka  një numër të konsiderueshëm maturantësh të cilët kanë më shumë se një provim për të dhënë në sezonin e vjeshtës. Këto data u rikthyen sërisht për t’ju dhënë një shans të dytë të rinjve, pasi vitin tjetër matura do të ketë ndryshime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›