Përmbytet fusha, shtyhet Shkumbini-Dinamo
Ndeshja e Kupës Shkumbini-Dinamo është shtyrë për një datë tjetër. Shkak janë bërë shirat e rrëmbyeshëm që kanë bërë praktikisht të pamundur zhvillimin e këtij takimi. Fusha e Peqinit ka qenë totalisht në ujë ndaj edhe arbitri kryesor Hoxha vendosi që ndeshja të luhej në një ditë tjetër. Edhe në takimin e tyre të fundit në kampionat, në javën e 16-të, gjendja e terrenit ishte e papërshtatshme, por takimi vazhdoi dhe përfundoi me fitoren 4-0 të Shkumbinit, duke hapur më pas shumë polemika. Takimi Shkumbini-Dinamo, ashtu si Gramozi-Teuta në Ersekë, i ndërprerë në minutën e 30-të, do luhen në një datë tjetër.