Frike per Eusebion

Legjenda portugeze, Eusebio ka përjetuar momente frike, pasi u shoqërua në spital sepse u ankua se nuk ndihej mirë. 70-vjeçari, i cili ka shoqëruar Portugalinë gjatë Euro 2012, si ambasadori I skuadrës, ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën dhe duket se ka qenë pikërisht kjo arsyeja përse ai u shoqërua në spitalin e Poznanit në Poloni. Ish-ylli I viteve ‘60 dhe ’70 u ndje keq gjatë qëndrimit në hotelin e skuadrës në Opalenka dhe u transferua në spital për siguri.
Gjithsesi, gjendja e Eusebios ka qenë e stabilizuar dhe frika kaloi shumë shpejt. Një zëdhënës I spitalit polka, Stanislav Rusek deklaroi: “Lajmet janë të mira. Doktorët janë të kënaqur me gjendjen e tij, e cila është stabile. Bisedova me të dhe e pieta nëse zemra e shqetësonte e m’u përgjigj aspak”.
Eusebio, i cili ndodhej në stadium në fitoren 1-0 që luzitanët e drejtuar nga Bento arritën përballë Çekisë në çerekfinale, i është nënshtruar një operacioni në zemër përpara pesë vjetësh dhe ka pohuar se që prej muajit dhjetor është shtruar tre herë në spital.
Ai ka pasur probleme me hipertensionin dhe mjekët e kanë këshilluar që të vizitohet rregullisht. Gjatë karrierës 22-vjeçare, ish-sulmuesi ka luajtur për nëntë klube, por periudha e tij e artë ka qenë aventura 15-vjeçare te Benfika. I lindur në Mozambik, koloninë e Portugalisë në vitin 1942, Eusebio da Silva Ferreira ka regjistruar 64 ndeshje me përfaqësuesen luzitane, duke shënuar 41 gola dhe ka fituar “Këpucën e Artë” në Botërorin e vitit 1966.
I quajtur ndryshe edhe “Pantera e Zezë”, ai ka fituar 10 tituj kampionë, pesë Kupa të Portugalisë dhe një Kupë të Europës, ndërsa ka qenë golashënuesi më I mirë I kampionatit elitar në Portugali prej vitit 1964 e deri më 1973-in.