E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastexhinjtë zgjedhin Kakanë “Fifa World Player”

"Unë do të votoja Kakanë, ka bërë një sezon të shkëlqyer me Milanin dhe do të isha i lumtur nëse do të fitonte ai". Ronaldino i bën elozhe bashkëkombasit të tij dhe "zgjedh" atë si lojtarin më të mirë në botë për të fituar trofeun "Fifa World Player". Braziliani i Barcelonës është përfshirë gjithashtu në listën e 30 kandidatëve për të fituar cmimin e Federatës Ndërkombërare të Futbollit, por ai beson se Kaka, është favoriti i madh dhe për të fituar "Topin e artë". "Unë jam i lumtur të jem për të katërtin vit rresht në listën e kandidatëve, - shpjegoi Ronaldinjo në shtypin brazilian, - kjo dëshmon se në sezonet e fundit ia kam dalë të mbaj një nivel të lartë paraqitjeje". Kaka në shtypin brazilian nuk e fsheh se i pëlqejnë komplimentet e Ronaldinjos: "Kam bërë një Ligë Kampionesh shumë të mirë dhe një kampionat të mirë me Milanin, shënova shumë. Është e vërtetë, besoj se do të jem favorit. Jam i qetë, kam dhënë shumë në fushë, por janë votat që do të vendosin se kush do të jetë numri 1".
Pas polemikave të mëdha për mospërfshirjen e Zlatan Ibrahimovicit në listën e 30 të propozuarëve për fitimin e trofeut "FIFA Ëolrd Player 2007", mbërrijnë edhe kuotat e vendosura nga kompanitë e basteve. Favoriti, sipas bukmejkërsve, është shumë i thjeshtë për t' gjetur: Kaka është kuotuar me koeficientin 1.45. Dy rivalët e medhënj të brazilianit, argjentinasi Lionel Mesi është kuotuar me5.50 dhe portugezi, Kristiano Ronaldo me 6.50. Cmimi do të jepet, më 17 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe "Lojtari më i mirë i botës" do të përzgjidhet nga trajnerët dhe kapitenët e skuadrave kombëtare të futbollit. Pas treshes, i pari nga italinët është Xhenaro Gatuzo (21.00), i cili kryeson shokun e tij të skuadrës te Milani, Andrea Pirlo, i cili së bashku edhe me Van Nistelroin, Xherardin, Drogbanë dhe Ronaldinjon është kuotuar me koficientin 26.00. Fabio Kanavaro, fituesi i vitit të kaluar është kuotuar me 80.00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›