E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana rikthehet ndaj Bjellorusisë

Lorik Cana do të rikthehet në fushë për kombëtaren shqiptare më shpejt se që ishte menduar. Apeli i UEFA-s i ka ulur dënimin mesfushorit të Marseille nga tre në dy ndeshje mosaktivizim për episodin e ndeshjes me Holandën kur ai ishte përjashtuar me karton të kuq pas një goditje ndaj Ruud van Nistelroy. Gjithcka ka ardhur pas ankesës që FSHF i ka drejtuar UEFA-s. Kështu Cana pas "pauzës" së detyruar për ndeshjet kundër Sllovenisë (më 13 tetor) dhe Bullgarisë (më 17 tetor) do t'i rikthehet fushës së blertë në ndeshjen e fundit që kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë në shtëpi për eliminatoret e "Euro 2008" ndaj Bjellorusisë që do të luhet në Tiranë më 17 nëntor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›