Luis Hamilton: “Nëse fitoj, homazhe për Senën”

Legjenda Ayerton Sena është idhulli i Luis Hamilton. Piloti anglez ka ndërmend të vizitojë varrin e tij nëse do të fitojë titullin pas të dy të dielash në San Paolo, ku lideri i kampioinatit botëror të Formula 1 garon për herë të parë në Brazil. Sena, tri herë kampion i botës, vdiq në Cmimin e Madh të Imolas, më 1 maj të vitit 1994 dhe është varosur në varezat e Morumbit. "Dëshiroj të shkoj, - tha Luisi, por do ta bëj atë pas garës. Do të ishte shumë emocionuese dhe nuk dëshiroj që kjo të ndikojë te mua. Dëshiroj të kem mendjen të qetë përpara garës". Hemiltoni ka një numër të konsiderueshëm videosh dhe DVD të Senës gjatë garave dhe britaniku thotë se Sena është një hero që duhet imituar dhe admiruar. Nëse do të fitojë, atëherë vizita e Hemilton do të ishte e një kampioni të MecLarenit. Hemiltoni ndihet i gatshëm për garën e Brazilit, ku i duhet të përballojë në pistën e Interlagosit presionin edhe të Fernando Alonsos dhe Kimi Raikonenit, që ndodhen respektivisht me 4 dhe 7 pikë më pak se piloti britanik. "Unë kam shumë besim te vetja ime", - tha Luisi, pas dështimit të madh më Kinë, që rihapi edhe luftën për titull. "Mendërisht jam më i fortë. Unë e kuptoj shumë mirë pozicionin tim dhe se cfarë duhet të bëj. Ky ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua dhe letrat e fansave nga Mbretëria e Bashkuar dhe e gjithë bota janë një mbështetje e madhe".