Haxhi Krasniqi më 19 tetor përsëri në ring

Haxhi Krasniqi më 19 tetor do të zhvillojë ndeshjen e tij të 21-të në ringun profesionist kur në "Alabama Halle" të Mynhenit do të përballet me turkun Ibrahim Uzunkaya. Për 20-vjecarin nga Juniku i Kosovës që ka një bilanc prej 18 fitoresh dhe 2 humbjesh në ringun profesionist kjo do të duhej të ishte një ndeshje përgatitore para duelit të 14 dhjetorit ku Krasniqi do të kërkojë titullin e kampionit të botës për të rinjtë në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBC. Kundërshtari i Krasniqit në duelin e 19 tetorit, turku Uzunkaya ka një bilanc prej 14 fitoresh dhe vetëm dy humbjesh në profesionizëm.
Haxhi Krasniqi konsiderohet si një ndër shpresat e mëdha të boksit profesionist në Gjermani. Megjithëse në moshë fare të re, ai tashmë renditet i 36-ti në renditjen botërore të kategorisë gjysmë të rëndë, ndërsa në Evropë është i 15-ti.