Sampdoria: Me Fiorilin dhe Bregasin, porta jonë, “Kombëtare”

Te klubi italian i Sampdorias ndihen të lumtur. Porta ka marrë ngjyra "ndërkombëtare". Dy nga portierët e saj të moshave, italiani Vicenco Fiorili dhe shqiptari Deljan Bregasi janë thirrur nga kombëtaret respektive për takimet e rëndësishme. Bregasi është thirrur "nga teknikët federalë të Federtës Shqiptare të Futbollit", shkruani faqja zyrtare e Sampdorias, për të qenë pjesë e Shqipërisë U-17, për turin kualifikues të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Tiranë e Durrës nga data 23 deri në 28 tetor. "Deljani, - shkruan siti sampdoria.it, - tashmë një protagonist me Sampdorian në finalen e fundit të Kampionatit Italian për Paratërinjtë në Galatina të Leces do të niset për në vendin e tij të origjinës të dielën për t'u rikthyer në Gjenova, më 30 tetor. Në program për të dhe shokët e tij të kombëtares tre takime të rëndësishme kundër të njëjtës moshë nga Holanda, Franca dhe Italia". Fiorili nga ana e tij do të bëjë pjesë në Italia U-19.