Abramoviç gati 150 milion euro për Kakanë

Trajneri i Celsit, Avram Grant, i kërkoi bosit të klubit, Roman Abramovic, se dëshiron të ketë në grupin e tij yllin e Milanit, Kaka. Ndërkombëtari brazilian kushton 150 milion euro, një rekord botëror në trasnferimin e lojtarëve dhe Roman Abramovic duket se ështrë i vetmi pronar klubi që mund të përballojë shpenzimet. Nënkampionët e Anglisë bënë dy tentativa për ta bërë të tyren Kakanë, por nuk patën asnjë shans real për të nëshkruar me mesfushorin e Milanit. Grant pohoi se është i gatshëm të shesë dyshen Frank Lampard-Dider Drogba, për ta zëvendësuar më pas Kakanë. Agjenti i yllit nga Bregu i Fildishtë pranoi se një numër i madh klubesh janë të interesuar për sulmuesin kryesor të "Bluve". Edhe mesfushori i Anglisë, Lampard, është në valën e thashethemeve për një largim të mundshëm nga tri herë kampionët e Premier League pas shkarkimit të Hoze Mourinjos nga drejtimi i klubit londinez.
LAMPARD - Gazeta britanike "Daily Mirror" shkruan se Lampard besohet se ishte një ndër aleatët më të mëdhenjë të portugezit në dhomat e zhveshjes së Celsit. E ardhmja e Lampard te klubi i miliarderit rus shihet më dyshim pasi futbollisti refuzoi të nënshkruante një kontratë të re me një pagese prej 140 mijë sterlina në javë. Reali i Madridit duket se është i gatshmë të nënshkruajë me yllin e Kombëtares angleze gjatë merkatos së janarit të ardhshëm dhe Lampard beson se është i gatshëm për të bërë një start mbresëlënës në Spanjë.
DROGBA - Agjenti i Drogasë, ndërkaq, pranoi se një numër klubesh të mëdhenj janë duke ndjekur ivorianin. Sulmuesi prodhimtar është duke e përjetuar keq largimin e "Special One", sic identifikohej në shtypin britanik, trajneri Hoze Murinjo, më të cilin ishte shumë i afërt, pasi ishte portugezi që e solli Drogbanë te Celsi. Reali i Madridit, Milani dhe Bajerni i Munihut janë klubet që kanë shprehur interesimin për 29-vjecari, golashënuesin më të mirë të Premier League gjatë sezonit të kaluar. "Drogba është një lojtar shumë i dëshiruar dhe unë kam marrë shumë telefonatat nga disa klube europiane", - tha agjenti Etien Mendi për "Daily Mirror".