Bastis me thyerje dyqanin, kapet ne shtepi bashke me mallin
DELVINE- Bastis me thyerje dyqanin pas mesnate, kapet ne shtepi se bashku me mallin e vjedhur. Ilir Veliko, 41 vjec, banues ne Delvine, eshte ndaluar nga policia vendore diten e djeshme nen akuzen e vjedhjes se pasurise. Burime zyrtare bene me dije se ndersa ka pritur qe te mbylleshin te gjitha njesite tregtare, i dyshuari ka shfrytezuar momentin kur ne rruge nuk ka pasur njeri, per te hapur deren e dyqanit te Agim B., duke e demtuar. Brenda disa minutash ai ka marre nga arka dhe raftet nje shume lekesh dhe mall ne vleren e 200 mije lekeve dhe me pas eshte larguar. Denoncimi eshte bere nga pronari i dyqanit mengjesin e djeshem ne komisariat. Pas kontrolleve dhe verifikimit te gjurmeve te gishterinjve, eshte bere e mundur te zbulohet si autor i dyshuar Ilir Veliko. Mesohet se gjate kontrollit ne banese, 41-vjecarit i eshte gjetur malli i vjedhur dhe sasia e lekeve, qe jane marre ne cilesine e proves materiale. Veliko eshte izoluar ne paraburgim, ne pritje te mases se sigurise nga gjykata.
B. Bejko
B. Bejko