Importi i barnave, grosistet ankohen per sorollatje
Dy muaj pas miratimit te ligjit te ri te barnave, vazhdojne ankesat e distributoreve dhe grosisteve farmaceutike. Sipas ketyre te fundit me ligjin e ri te importit te barnave, jane shtuar edhe sorollatjet per plotesimin e dokumentacionit, ne vend qe te lehtesohen. Kryetari i Shoqates se Distributoreve Farmaceutike Shqiptare, Kastriot Zotaj thote se shume here keto procedura jane te panevojshme. "Ligji i ri i importit te barnave, pavaresisht se pesoi nje sere ndryshimesh, nuk solli ndonje lehtesi per ne por vetem probleme dhe sorollatje pafund. Keto fenomene ne i kemi parashikuar qe ne fillim, kur ky ligj u diskutua ne Komisionin e Shendetesise, por nuk u moren parasysh" ka pohuar Zotaj. Grosistet thone se e kane kontestuar ligjin qe ne fillim, por Ministria e Shendetesise ka shperfillur mendimin e tyre. Ligji i ri per importin e barnave ka dy muaj qe ka hyre ne fuqi, por zbatimi i tij nuk ka nisur akoma c'ka ka sjelle dhe konfuzitet mes vete strukturave qe kontrollojne hyrjen e barnave ne vendin tone. Sipas eksperteve te fushes se barnave, me ligjin e ri parashikohet qe ato te futen ne vendin tone pa iu nenshtruar kontrollit. Ky i fundit te kryhet vetem pasi keto barna te kene mberritur. Grosistet kete fenomen e cilesojne si futjen e nje bombe ne vend, dhe me pas te shohesh nese ajo e ka siguresen apo rrezikon te plase.