E Diel, 1 Nëntor 2026

Te droguarit, rroge nga shteti

Familjet te cilat kane nje person te droguar, do te trajtohen me pagese nga shteti. Ky eshte projektligji me i fundit i hartuar nga Ministria e Punes, e cila ka menduar qe keto familje, ose me sakte keta persona te perfitojne pagesa ashtu sikurse edhe familjet e tjera ne nevoje.

Pagesa

Qe te largohen nga vesi i keq, por edhe qe te perfshihen ne pune te ndryshme, Ministria e Punes ka menduar qe familjet, te cilat kane nje pjesetar te droguar te trajtohen me pagese, te njejte me ate te ndihmes ekonomike. "Ne projektligjin e ri qe kemi hartuar per rishikimin e skemes se ndihmes ekonomike, eshte menduar qe edhe te droguarit te perfshihen ne kete skeme. Ajo qe kemi parashikuar eshte se, familjet te cilat kane nje pjesetar te tyre te droguar, te trajtohen me ndihme ekonomike. Kjo ne menyre te keta persona te largohen nga keto vese, t'i drejtohen punes dhe nisma do te jete nga kjo pagese, pasi ajo mund te behet shkas per fillimin e nje pune me page te madhe" ka pohuar Drejtori i Politikave ne Ministrine e Punes Gjergji Leka. Sipas tij, trajtimi i familjeve ne nevoje me pagesa, eshte shume i rendesishem. Kete vit Ministra e Punes mori vendimin per rishikimin e skemes se ndihmes ekonomike. Ne kete skeme u futen edhe nenat, te cilat lindin me shume se dy femije, te droguarit etj.

Te droguarit

Ne vendin tone nga viti ne vit evidentohen raste te reja te personave te cilet bien nen varesine e droges. Por, problemi kryesor i hasur ne vendin tone, sipas specialisteve eshte perdorimi i droges, sidomos heroines me shiringa nga moshat nen 15 vjec. "Ne vendin tone hasen nje sere problemesh, presa i perket trajtimit dhe kurimit te te droguarve. Ne repartin e Toksikologjise jane vetem 15 shtreter per kurimin e tyre nderkohe qe numri i personave qe jane nen varesine e lendeve narkotike, eshte shume i madh", ka pohuar Zihni Sulaj, Shefi i repartit te Toksikologjise ne Spitalin Ushtarak. Nga ana tjeter, Ministria e Shendetesise me ane te strategjise se hartuar ka premtuar per investime ne kete fushe, duke filluar me ngritjen e nje qendre te re te toksikologjise, e cila do te mbuloje trajtimin e nje numri me te madh te droguarish. Shifrat e perdoruesve te narkotikeve kane pesuar rritje dhe aktualisht numerohen 40 mije te tille.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›