E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, vidhte kioska dhe makina, prangoset 26-vjecari

Lushnje- Nje 26-vjecar eshte ndaluar nga Policia e Lushnjes, diten e djeshme nen akuzen e vjedhjes se nje kioske dhe nje makine. Burime zyrtare te policise vendore pohuan per gazeten "KJ" se kane kapur pas ndjekjes, prej mbremjes se marte, Migert Ahmetaj, banor i ketij qyteti. I riu dyshohet se ka vjedhur me ane te thyerjes automjetin tip "BMW", me targa te huaja DO50A, prone e H. K., ngjarje e ndodhur rreth ores 14:00 te dy diteve me pare. Nga hetimi i kryer mesohet se automjeti ka qene i parkuar para kioskes se B. K., ne lagjen "Gafurr Mucaj" te Lushnjes. Pasi ka thyer xhamin e mjetit dhe ka vjedhur brenda tij cfare ka gjetur, Ahmetaj dyshohet se ka thyer edhe kiosken aty prane, duke marre mallin qe gjendej brenda. Policia eshte sinjalizuar per dy ngjarjet, nga vete te demtuarit dhe ka nisur hetimet duke fiksuar gjurmet ne makine dhe kioske. Po keshtu jane pyetur edhe deshmitare te shumte, qe kane pare se ne mes te dites 26-vjecari, po bastiste pronat private.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›