Nga Lezha ne Tirane, per te vjedhur
TIRANE - Vinte nga Lezha ne Tirane per te vjedhur banesa te ndryshme, por dje eshte vene ne pranga. Efektivet e seksionit te Vjedhjeve kane arrestuar Mirush Jakun, 19 vjec, lindur ne Puke dhe banues ne Lezhe, me arsim 6 klase, i denuar me pare per "vjedhje". Ai eshte vene ne pranga pasi ndaj tij ishte leshuar urdhri i ndalimit dy dite me pare, nga Prokuroria e Tiranes. Jaku dyshohet se, eshte autor i disa vjedhjeve te ndodhura ne juridiksionin e Drejtorise se Policise Tirane. Keshtu ai akuzohet se, gjate muajit janar ka vjedhur banesen e qytetarit B.M dhe te qytetares N. G, te dy ne Tirane. Nderkaq qe ne fillim te ketij muaji, ai dyshohet te jete autori i vjedhjes se, baneses se qytetarit L. S dhe banesen e E. S, ne kryeqytet. Pas arrestimit te tij, dosja me materialet hetimore i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren e "vjedhjes".
A. C
A. C