Mbrojtja: Pergjimet nuk vertetojne trafikun e klandestineve
Redinalda Caushaj
Tirane- Te pandehurit e akuzuar per "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" kane kerkuar dje pafajesine nga gjykata. Perpara gjykates ata mohuan akuzat, duke perjashtuar veten nga cdo akt kriminal. Si mbrojtja, por edhe vete te pandehurit, sqaruan se prokuroria nuk mund te vertetoje implikimin e tyre, ne saje te pergjimeve telefonike. Po ashtu sipas tyre, prokuroria nuk mund te vertetoje se ata jane nje grup kriminal. Procesi gjyqesor i zhvilluar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, eshte shtyre per t'i lene kohe nje prej mbrojtesve, qe te pergatise konkluzionet e tij perfundimtare. Ndersa gjykata pritet te jape dhe vendimin perfundimtar. Nje seance me pare perfaqesuesi i akuzes, i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 82,5 vjet heqje lirie dhe 399 milione leke, (te vjetra) per dhjete te pandehurit. Sipas prokurorise Ergest (Gesti) Rabaj, Hodo Corri, Arben Sulaj (Maloku), Krenar Boci (Narja), Leonidha Caro, Lorenc Meci, Ermal Kaci (Kulja), Ermal Fidhi, Eugen Garenxaj, si dhe Kreshnik Gerbi, akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne kembim te shumave prej 1000-1300 euro, kane bere te mundur kalimin e shtetasve shqiptare drejt Greqise. Sipas akuzes ish-inspektori i seksionit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres, Ergest Rabaj njihej si ndermjetesi, mes trafikanteve dhe efektivave te tjere te policise, per te bere te mundur kalimin pa problem te kufirit.
Ryshfeti
Nga hetimet ka rezultuar se Rabaj ishte personi qe mbante lidhje, me te cilesuarin si kreu i grupit kriminal, Arben Sulen, i njohur edhe me pseudonimi "Maloku". Ky i fundit mesohet se i jepte Rabajt, 200 deri ne 300 euro per cdo klandestin qe kishte paguar per te shkuar ne shtetin grek.