Bastiset Sekiraqa në Dubravë

(E plotësuar) Ministria e Drejtësisë, konfirmon gjetjen e një telefoni në qelinë e Abdullahut, por jo edhe të Sekiraqa.
“Është e vërtetë që para dy muajve, gjatë një kontrolle të rregullt rutinore, të burgosurit Abdullahu i është gjetur në posedim një telefon celular dhe ky rast është proceduar tek organet kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Astrit Kolaj.
Ndërsa në qelinë në të cilën ndodhet Sekiraqa, sipas Kolajt, nuk është gjetur asgjë, madje ai thotë se nuk ka pasur as kontroll të veçantë.
----
Dyshja e rrezikshme, Enver Sekiraqa e Rrahim Abdullahu edhe pse prapa grilave ata vazhdojnë të mos u binden rregullave të burgut.
Autoritetet e rendit ditë më parë kanë ndërmarr një operacion bastisje në qelitë e Sekiraqes e Abdullahut në Burgun e Dubravës.
Burimet e Indeksonline kanë treguar se gjatë bastisjes në qeli, janë gjetur dy telefona celular në pronësi të Sekiraqes e Abdullahut.
Që të dy, po mbahen në burg për një mori veprash penale. Ndaj Sekiraqes tani kanë nisur hetimet për vrasjen e policit Triumf Riza./Indeksonline/