E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK e Malishevës: Nuk po shuhen degët

Ditëve të fundit Dega e PDK-së në Malishevë po vazhdon të përballet me dezinformatat dhe shantazhet e një grupi të disa ish-aktivistëve të saj, të cilët kanë formuar Iniciativën Qytetare të Malishevës. Dezinformata e radhës, e lansuar përmes disa portaleve informative, është ajo se kinse është shuar aktiviteti i nëndegëve në Banjë dhe Astrazub, thuhet në reagimin e Degës së PDK-së në Malishevë, shpërndarë medieve e me rrugë elektronike.

“Edhe njëherë ia bëjmë të qartë anëtarësisë së Degës së PDK-së se këto janë dezinformata, pasi nëndegët e PDK-së në Banjë dhe Astrazup veprojnë fuqishëm, kurse si fryt i dezinformatave të tilla të lansuara ato janë edhe më të vendosura në përkrahjen e kryetarit të PDK-së dhe kryeministrit të vendit z. Hashim Thaçi”, thuhet në reagim, i cili përfundon me optimizmin se “anëtarësia dhe simpatizantët e PDK-së le të jenë të sigurt në fitoren e re të PDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›