E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: KQZ të respektojë kushtetutën dhe ligjet në fuqi

Kryeministri Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në punën për të organizuar zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 3 nëntor të këtij viti. Mirëpo, ai ka kërkuar nga ky institucion që të respektojë kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ndërsa u ka bërë thirrje edhe njëherë serbëve të veriut që të fillojnë përgatitjet dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku ka bërë të ditur se gjatë bisedës telefonike që kishte dje me baroneshën Catherine Ashton janë dakorduar që takimi i radhës me kryeministrin serb të mbahet të martën, e në të cilin pritet të arrihen disa marrëveshje, duke mos përjashtuar edhe atë të telekomit dhe energjisë, raporton rtk. Ai ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme nga SHBA-të edhe njëherë është konfirmuar mbështetje e fuqishme për këtë proces./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›