Rrahja e të rinjve “oferta” e Thaçit për Therandën

Një ditë pas raportimit te lajmit se truprojat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë sulmuar të rinjtë e Therandës, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani.
Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar: Huliganizmi i truprojeve të Thaçit në Therandë, dy ditë më parë, tregon saktë logjikën e keqe të tyre.
“Rrahja e djemve të rinj është "oferta" e tyre për Therandën. Deri më tash, as falje nuk kanë kërkuar”, ka shkruar Ramadani.
Ai duke e quajtur rastin e turpshëm, ua ka bërë me dije truprojave të kryeministrit se nuk merret pushteti me dhunë./Indeksonline/