E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastiset karburanti, vidhen 500 mijë lekë

 
 
Bastiset arka e xhiros ditore të një karburanti në autostradë. Punonjësit e karburantit "Eurodrin", i cili ndodhet në autostradën Tiranë-Vorë kanë denoncuar ditën e djeshme vjedhjen e 500 mijë lekëve të reja. Mësohet se persona ende të panjohur kanë hyrë në ambientet e brendshme të karburantit, ku dhe kanë vjedhur xhiron e ditës. Menjëherë pas denoncimit për vjedhjen e shumës së parave, efektivat e komisariatit të policisë nr.2 nisën hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Policia ka administruar provat në vendin ku ndodhi vjedhja të cilat po verifikohen me personat e dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje. Burime nga policia thanë se janë marrë në pyetje punëtorët e karburantit, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbulimin e autorëve të vjedhjes së 500 mijë lekëve të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›