E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes studentëve, plagoset 22-vjçari

 
SHKURT
 
TIRANË- Sherr mes studentëve, rrezikon jetën njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, duke u gdhirë dita e djeshme në afërsi të 'Qytet Studentit" në Tiranë, kur tre studentë kanë goditur me grushte dhe me thikë studentin 22-vjeçar Idriz Jonuzi. Efektivat e komisariatit të policisë nr.1 menjëherë pas sinjalizimit për plagosjen mbërritën në vendin e ngjarjes për të identifikuar dhe kapur autorët. Ndërsa i plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ku pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime zyrtare nga policia thanë se pas hetimeve të para rezulton se kanë qenë tre persona të cilët goditën Jonuzin. Mes tyre nisi një debat për femra, i cili denigroi në fyerje të ndërsjella. Tre studentët nuk kanë pasur të vështirë të bëjnë "zap' kundërshtarin e tyre 22-vjeçar të cilin pasi e kanë goditur me grushte e kanë qëlluar edhe me thikë. Mësohet se i dëmtuari ka mundur të identifikojë vetëm njërin prej autorëve, duke deklaruar në polici se e njihte. Deri në orët e vona të mbrëmjes efektivat blu shoqëruan disa persona si autorë të dyshuar për plagosjen por pasi u morën në pyetje ata u lanë të lirë për mungesë provash. Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›