E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahin policin, tentojne te hyjne ne komisariat

Dy kusherinj jane vene ne pranga nga policia e Kavajes, pasi kane tentuar te hyjne me force ne ambientet e ketij institucioni, duke rrahur edhe policin roje. Astrit Gjylsheni, 25 vjec dhe Andi Peqini, 23 vjec, rreth ores 10:30, te dy diteve me pare, kane tentuar te hyjne ne ambientet e Komisariatit te Policise Kavaje. Gjate tentatives se tyre ata akuzohen se kane goditur e fyer punonjesin e sherbimit ne porten hyrese, i cili nuk i ka lene te futen per te takuar njeriun e tyre, Mentor Lecini, te shoqeruar per nje vjedhje, pasi gjykata kishte dhene masen “arrest me burg”. Policia zbuloi ne banesen e Peqinit 3 karikatore fishekesh model “56” dhe automjeti me targe KJ 8185 A. Ndaj dy te rinjve jane ngritur akuzat e “goditjes per shkak te detyres”, “fyerjes per shkak te detyres”, dhe te “prodhimit dhe mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›