Bastisja e zyrave të ministrit Limaj, EULEKS sqaron arsyet

Ndërkohë EULEX-i 24 orë pas kësaj bastisje sqaron përmes një komunikate arsyet e operacionit të së mërkurës në Ministrinë e Transportit të Kosovës dhe pronave të familjes Limaj.
“Hetimet dhe bastisjet ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009. Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë”, theksohet në komunikatë duke shtuar se ‘prokurorët specialë të EULEX-it kanë qenë të pranishëm gjatë të gjitha bastisjeve, për të siguruar mbledhjen efektive të materialit dëshmues, dhe të japin shpjegime të plota dhe të duhura personave të pranishëm në vendngjarje.
I gjithë aksioni, sipas kësaj komunikate është kryer nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorisë Speciale dhe aktualisht hetimet vazhdojnë. “Duhet të theksohet se në këtë fazë bastisjet janë thjeshtë të karakterit hetues, dhe materiali i cili është duke u mbledhur do të analizohet me kujdes nga policia dhe PSRK-ja,”sqarohet përmes kësaj komunikate.
Të gjitha këto hetime, sipas EULEX-it janë duke u udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë.
Bul Salihu < I mëparshmi