E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Vukçeviç: Kërkimet për Mladiçin vazhdojne

BEOGRAD - Kërkimet për Ratko Mladiçin dhe Goran Haxhiçin, të dyshuar për krime lufte në konfliktet ballkanike të viteve '90, vazhdojnë pa ndërprerje edhe pse bëhen në sekret të plotë për të mos dëmtuar hetimet, deklaroi prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç.
Në një intervistë me gazetën e përditshme serbe ''Politika'', Vukçeviç konfirmon se arrestimi i dy super të kërkuarve nuk ka pushuar asnjëherë, ndërkohë që hetuesit kërkojnë që do të ishte më mirë që të mos jepeshin informacione mbi operacionet për kërkimin e tyre.
''Arrestimi i Mladiçit dhe Haxhiçit kanë rëndësi themelore për të ardhmen e Serbisë'', deklaroi Vukçeviç.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›