Akuzat për korrupsion, Limaj i gatshëm të bashkëpunojë me EULEKS

Ministri i Transportit iI Kosovës, Fatmir Limaj tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me EULEX-in për hetimin që ky mision po zhvillon ndaj tij. Në një konferncë shtypi të zhvilluar në minutat e para të ditës së enjte në qeveri, Limaj tha se do të vazhdojë punën tij për të realizuar projektet që ka nisur, ndërsa konfirmoj bastisjen e shtëpisë dhe zyrës së tij nga policia e EULEX-it.
“Deklaroj para jush sot e gjithmonë jam në dispozicion të të gjithë atyre që mendojnë se ne mund t`ju lehtësojmë realizimin e punëve të tyre, detyrave të tyre hetuesisë dhe të gjithë mekanizmit hetimor. Jam në dispozicionin e tyre në shërbim që t`ju ndihmojmë në detyrat e tyre, pushtete janë të ndara, ata e kryejnë punën e tyre ne të tonën... unë është se do të vazhdoj t`i kryer detyrat e mia sikur i kam bërë edhe deri më sot” tha Limaj.
Limaj tha se nuk ka qenë i ftuar nga EULEX-i të cilit i ofrojë bashkëpunim për të sqaruar, siç tha, interesimin e këtij misioni për çdo gjë. “Ju e dini që edhe në të kaluarën kam qenë njeri i ligjit, sipas të gjitha gjasave ka hetime sikur ka pasur, jemi thellësisht të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe kështu do të jetë edhe të ardhmen” tha Limaj.
Ministri i Transportit i Kosovës, Fatmir Limaj dha këto sqarime pas takimeve të gjata që u zhvilluan në zyrën e kryeministrit, me ambasadorin amerikan Kristofer Dell, më pas me shefin e EULEX-it, Yves De Kermabon gjithnjë në prani të ministrave tjerë të kabinetit Thaçi. Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë policia e EULEX-it ka bastisur zyrat e Limajt, shtëpinë e tij dhe të vëllaut të tij ndërsa në Parlamenrt po zhvillohej seanca e Parlamentit të Kosovës për nderë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Frattini pa prezencën e kryeministrit Thaçi dhe ministrit Limaj.
Bul Salihu