Kapet me 200 gr marijuanë shpërndarësi
Tepelenë
Kapet me 200 gramë marijuanë dhe 90 fishekë, pranga një 22-vjeçari nga Tepelena. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është ndaluar Eduart Lami, 22 vjeç, pasi në një banesë në fshatin Kras të Tepelenës i është gjetur e fshehur një qese plastmasi, brenda së cilës kishte lëndë narkotike marijuanë, si dhe një sasi prej 90 fishekësh luftarakë model 56. Pas peshimit të lëndës narkotike rezultoi se bëhej fjalë për 200 gramë marijuanë, ndërkohë që krahas sekuestrimit të saj u bë edhe numërimi dhe sekuestrimi i fishekëve në cilësinë e provës materiale. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.
#