E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballsh,do zhvarrosen 30 të burgosur politikë

FIER- Ekpsertë të Kriminalistikës dhe të policisë së Fierit kanë nisur sot operacionit e zhvarrimit në varrezën e fshatit Pahor afër Ballshit, ku janë varrosur 60 të burgosur politikë. Drejt Fierit ka udhëtuar dhe deputeti i zonës Alibeaj si dhe Drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka.

Gazetari i NEWS24 informon se do të bëhet zhvarrimi i 30 të burgosurve politikë, ndërsa 30 të tjerë janë tërhequr më parë nga familjatë e tyre.

Banorë të asaj zone, thonë se të burgosurit që varroseshin në këtë parcelë vdisnin për shkaqe natyrore . Ata ishin të burgosur që kryenin dënimin në burgun 309 në krah të djathtë të uzinës së naftës në Ballsh.
Megjithatë ekspertiza mjeko ligjore do të saktësojë nëse të burgosurit politikë kanë vdekur nga shkaqe natyrore apo ndaj tyre është ushtruar torturë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›