Klubi grek i Kavallas, ofertë për Bogdanin
TIRANë - Klubi grek i Kavallas ka ofruar 800 mijë euro në sezon dhe një kontratë 2-vjeçare për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdanit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke dhe italiane.
Kjo nuk është hera e parë që ky klub shfaq interes për shërbimet e 33-vjeçarit, pasi edhe një vit më parë Kavalla i bëri një ofertë konkrete Bogdanit, por ky e refuzoi.
Bogdanit i skadon këtë vit kontrata me ekipin Italian të Serie A, Kievo, ku sulmuesi shqiptar është aktivizuar shumë pak në sezonin e fundit dhe ka mundësi të largohet me parametër zero. Këtë sezon Bogdani ka shënuar 2 gola me fanellën e Kievos
Megjithëse dëshiron të vazhdojë karrierën në Itali, ku objektivi është qëndrimi në Serinë A edhe për 2 apo 3 vite të tjera, Bogdani ka vënë një kusht për klubin grek. Ai dëshiron që të ketë trajner një teknik italian, pasi sipas tij, ata janë më të mirët.
Gjithsesi ende pritet që gjithçka të konkretizohet me përfundimin e këtij sezoni dhe me rihapjen e merkatos verore, ku Bogdani do të ketë rreth 3 muaj kohë për të menduar destinacion e tij të ardhshëm.
Bogdani është atualisht i vetmi shqptar që luan në kampionatin italian të Serisë A, që cilësohet si një prej më të vështirëve në botë. Gjatë edicionit të ardhshëm ai pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të sulmit të Shqipërisë në eleminatoret e Euro 2012.
(d.b/BalkanWeb)