E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini “çmend” edhe Milanin

Autori i Lajmit: Redaksia

Suksesi ne Romë dhe dy golat e shënuar nga Pazzini, e kanë rihedhur në tregun e merkatos së sulmuesve lojtarin italian.
Bomberi i kaltër që më shumë mundësi do udhëtojë edhe me kombëtaren e Lippi-t në Afrikën e Jugut, vihet në shënjestër nga Milani. Gjithçka do jetë më e lehtë për kuqezinjtë nëse Sampdoria nuk kualifikohet për në Champions League, por aktualisht skuadra nga Genoa ndodhet në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Palermo. Nga ana tjetër Milan po mendon seriozisht për një bomber që të shënojë vazhdimësi duke parë luhatjet e vazhdueshme të Borriello-s dhe Huntelaar si dhe dëmtimet e Pato-s.
Ky lajm është publikuar: 27/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›