E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtarët e Romës humbin besimin tek titulli

Autori i Lajmit: Redaksia

Humbja me Sampdorian, thuajse i ka shuar shpresat e Romës për fitimin e titullit kampion në Itali. Verdhekuqtë u mundën 2-1 në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mbetur tashmë 2 pikë larg Interit. E vetmja ndeshje e vështirë e Interit është ajo kundër Lacios javën e ardhshme, por sipas Daniele De Rosit, skuadra tjetër e kryeqytetit vështirë se do të impenjohet. “Në rast se Lacio luan tamam, Interi nuk fiton kurrë në Olimpiko, por nuk besoj se kjo do të ndodhë. Ata mezi presin të humbasim ne për të gëzuar”, deklaroi De Rosi. Në tre ndeshjet e mbetura, Interi luan me Lacion në transfertë, pret Kievon dhe udhëton për në Siena, ndërsa Roma do të ndeshet me Parmën në transfertë, Kaljarin në shtëpi dhe Kievon në Verona.

Ky lajm është publikuar: 27/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›