Policia kosovare merr përgjegjësine per kufirin me Shqipërinë
GJAKOVE- Policia Kufitare e Kosovës ka marrë te merkuren përgjegjësinë e kontrollit të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nga KFOR-i.
Përfaqësues të dy palëve u takuan në një ceremoni të mbajtur në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ku merrnin pjesë përfaqësues të KFOR-it, të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, etj.
Vincenzo Grasso, komandant i Batel Group Shumëkombëshe të Perëndimit, me rastin e dorëzimit të përgjegjësive, tha se “ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmën e këtij rajoni"
"Jam shumë i lumtur që po e bëj këtë, pasi policia e Kosovës po tregon profesionalizëm që të bëjë këtë detyrë”, tha Grasso, duke siguruar se "KFOR do të qëndrojë akoma në Kosovë dhe do të intervenojë në raste të nevojshme, por ne po ashtu do të ndihmojmë edhe policinë e Kosovës".
Nënkolonel Faton Alija, i cili ka marrë përgjegjësinë e zonës kufitare Kosovë- Shqipëri e vlerësoi si një ditë e veçantë, pranimin e detyrës së re.
“Ju siguroj se do të vazhdojmë punën me përkushtim dhe profesionalizëm. Misioni ynë është që të kemi zonë kufitare të mbikëqyrur, të sigurtë për të gjithë qytetarët. Vizioni i ynë është menaxhimi i integruar i kufijve të Kosovës”, tha Alija.
Në ceremoni, përveç përfaqësuesve të Forcave Italiane të KFOR, që kanë në përgjegjësi një zonë të madhe të Rrafshit të Dukagjinit, morën pjesë edhe përfaqësues të Forcave Shumëkombëshe të Jugut, të cilët u prezentuan nga nënkomandanti i kësaj force, Nasib Subay.
Në ceremoni ishin edhe përfaqësues të EULEX, të cilët premtuan se do të ndihmojnë policinë kufitare të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)