E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korridori 8, Berisha: Vendet e rajonit e përballojnë projektin

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha garanton se Shqipëria dhe vendet e rajonit i kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme të përballojë pjesën e tyre për Korridorin 8-të që parashikohet të kalojë në disa vende të Ballkanit.
“Kam besim se qeveritë tona mund ta ndërtojmë Korridorin 8”, tha Berisha në një konferencë me temë Korridorin 8 që po mbahet sot në Tiranë, ku marrin pjesë përfaqësues nga Bullgaria, Maqedonia, Italia, Shqipëria e Rumania.
Kreu i qeverisë deklaroi sot se “qeveria shqiptare është e vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të bëre realitet Korridorrin e 8”.

Berisha theksoi rëndësinë që ka ndërtimi i këtij projekti të parashikuar prej kohësh për Ballkanin. “Korridori i 8 perfaqeson projektin infrastrukturor më të rëndësishem për vendet tona. Tregjet tona dergjen në vend për shkak të mungesës së këtij Korridori. Tregjet tona kanë nevojë për këtë Korridor”.

(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›