Bastos vazhdon me Lyonin

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 20:01
Michel Bastos u ka dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij duke nënshkruar kontratë të re me Olympique Lyon. Përfaqësuesi brazilian e vazhdoi kontratën për dy vjet dhe do të qëndrojë në Stade Gerland deri në verën e vitit 2015, njoftojnë mediat franceze.
28 vjeçari kërkohej me të madhe nga Juventusi gjatë kësaj vere, por preferoi të mbetej në Francë, për të fituar më shumë trofe me gjigantin, Lyon.
Bastos, i cili kishte arritur në Lyon në vitin 2009 nga Lille, po shfaq lojëra të shkëlqyeshme këtë sezon, ndërsa ka shënuar dy gola në të gjitha kompeticionet.