E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Napoli, mungojnë Pazzini e Cavani

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 20:45

Interi dhe Napoli do të jenë të hendikepuar në ndeshjen e fundjavës, kur do të përballen në mes vete në stadiumin Giuseppe Meazza.

Skuadra Nerazzurre nuk do të mund të llogarit në sulmuesin e rëndësishëm Giampaolo Pazzini, i cili ka pësuar lëndim në nyje të këmbës në ndeshjen e së martës mbrëma në Moskë ndaj CSKA-së, në Ligën e Kampionëve.

Kurse, ekipi napolitan nuk do të mund të llogarit në sulmuesin kryesor, Edinson Cavani, i cili po ashtu pati një lëndim në nyjën e këmbës të martën, kundër Villarrealit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›