E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mestalla nuk nxjerr fitues

Sfida kryesore e natës në Mestalla ndërmjet Valencias dhe Chelseas nuk nxori fitues. Arsenali fitoi ndaj Olympiakosit, ndërsa Dortmundi u dorëzua në Marseille. Trepikëshit të parë iu gëzuan edhe gjigantët Barcelona e Milan, që ishin të sigurt përballë BATE Borisov, përkatësisht Viktoria Plzen. Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 23:09

Kryendeshja e natës ndërmjet Valencias dhe Chelseas, e zhvilluar në stadiumin Mestalla të Spanjës, nuk ka sjell fitues. Skuadrat janë ndarë baras, 1:1, ndërsa të dyja golat u realizuan në pjesën e dytë.

Frank Lampard i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 56-të, kurse rezultatin e barazoi sulmuesi Roberto Soldado nga penalltia në minutën e 87-të. Ky barazim e mban ekipin londinez në krye të grupit.

Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Leverkusen pa problem e mundi Genkun. Bender dhe Ballack ishin kreatorë të fitores së ‘Farmaceutikëve’.

Në Grupin F, Arsenali e shijoi fitoren e parë duke e mposhtur Olympiakosin në Londër. Chamberlain dhe Santos shënuan për ‘Topçinjtë’, ndërsa golin e vetëm për ekipin grek e realizoi Torrijos. Kurse, Marseille u tregua shumë e fortë për kampionin e Gjermanisë, Borussia Dortmund. Ayew shkëlqeu duke shënuar dy herë, ndërsa një gol tjetër e shtoi Remy.

Në Grupin G, Porto nuk pati fuqi përballë Zenit St. Petersburgut, i cili fitoi 3:1. Skuadra portugeze kaloi e para në avantazh me anë të Rodriguez, por rusët u kthyen furishëm për të shënuar tri herë me Shirokov (2) e Danny.

Ndërsa, Shakhtar Donetsku dhe APOEL-i i ndanë pikët, gjithashtu në këtë grup. Trickovski i gëzoi mysafirët, por tre minuta më vonë forcat i baraspeshoi Jadson, 1:1.

Dhe, në Grupin H, atë të fundit, fitorja u takoi dy gjigantëve, Barcelona dhe Milan. Katalunasit e ‘pushtuan’ Bjellorusinë, pasi fituan 5:0 ndaj BATE Borisov.

Lionel Messi realizoi dy gola, kurse nga një e shtuan Pedro, Villa dhe Volodko (autogol), për ta kompletuar ‘Manitan’ e ekipit spanjoll.

Rossonerët në anën tjetër ia dolën ta mundin ekipin çek Viktoria Plzen falë golave të Zlatan Ibrahimovic nga penalltia dhe Antonio Cassanos, të dyja në pjesën e dytë.

Liga e Kampionëve

Grupi E

Rezultatet
B. Leverkusen – Genk2:0
Valencia – Chelsea1:1

Tabela
1. Chelsea4
2. Leverkusen3
3. Valencia2
4. Genk1

Grupi F

Rezultatet
Arsenal – Olympiakos2:1
Marseille – B. Dortmund3:0

Tabela
1. Marseille6
2. Arsenal4
3. Dortmund1
4. Olympiakos0

Grupi G

Rezultatet
Zenit St. Petersburg – Porto3:1
Shakhtar Donetsk – APOEL1:1

Tabela
1. APOEL4
2. Porto3
3. Zenit3
4. Shakhtar1

Grupi H

Rezultatet
Milan – Viktoria Plzen 2:0
BATE Borisov – Barcelona 0:5

Tabela
1. Milan4
2. Barcelona4
3. BATE B.1
4. Vitoria P.1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›