E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batman live

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 16:41

Adhuruesit e filmit xhiruan një pjesë të atmosferës që mbretëron gjatë xhirimit të filmit të fundit për Batman “The Dark Knight Rises".

Skenat a betejave të Batman dhe kundërshtarit të tij Bane, janë xhiruar para Kuvendit në Gotham. Skena u xhirua në Pitsburg, ndërkaq Batman, si gjithnjë, ishte më i fortë dhe më i mençur.

Adhuruesit arritën të kapnin disa pjesë kur Batman e rrahë kundërshtarin e tij para ndërtesës së Kuvendit, si dhe disa kuadro të kaosit të përgjithshëm Ndryshe, ekipit ndërkombëtar të aktorëve i prinë Christian Bale, i cili sërish shfaqet në rolin e Batmanit, ndërsa Bane luhet nga Tom Hardy.

Në film po ashtu luajnë edhe Anne Hathaway si Selina Kyle, Marrion Cotiar (Miranda Tate) dhe Joseph Gordon Lewit (John Blake).

"The Dark Knight Rises" në kinema vjen më 20 korrik 2012, ndërkohë që para pak ditësh janë publikuar videot e para reklamuese të tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›